Subscribe

Partia Demokratike ka hedhur akuza te forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri. Sekretari i përgjithshëm Arben Ristani,  deklaroi se qeveria ka lejuar Emiljano Shullazin te ngrejë nje perandori te krimit. Selia blu pretendon se disponon prova tronditëse.

“Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë pasur dijeni për të gjithë këtë aktivitet kriminal. Nga provat dhe faktet e bëra publike, duket se Edi Rama dhe Saimir Tahiri e kanë ditur, e kanë lejuar, madje e kanë ndihmuar Emiliano Shullazin në grabitjen e Vollgës në Durrës, në marrjen me dhunë, përmes kërcënimesh, me armë e me eksploziv, të qindra mijëra eurove nga biznesmenët”.

Ristani shkon edhe me tej duke thëne se krerët e policisë se shtetit kishin vene ne dispozicion te Shullazit edhe forcat special te cilat përgjigjeshin per sigurinë e tij.

“Shullazi jo vetëm kishte çdo zyrë të shtetit të Edi Ramës në dispozicion, por mbështetja ndaj tij shkonte deri atje, sa efektivë të forcave speciale shërbenin për sigurinë e tij. Makinat e tij nuk ndaleshin asnjëherë dhe nuk kontrolloheshin në dogana, siç ishte rasti i denoncuar nga ne, i futjes së makinës së blinduar pa asnjë verifikim nga Porti i Durrësit”.

Sipas Partisë Demokratike shume përfaqësues te biznesit janë ankuar edhe tek kryeministri për gjobat e Shullazit dhe bandës se tij, por kane marre vetëm shpërfilljen. Duke ngritur hije te forta dyshimi per punën e policisë,  selia blu i bën thirrje Ambasadës Amerikane dhe partnereve te tjerë ndërkombëtare te monitorojnë me kujdes hetimin nga Prokuroria te Emiljano Shullazit, per te mos lejuar ndërhyrjen e qeverise.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *