“Shullazi kërcënoi Mynyr Konin”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka përdorur Emiljano Shullazin, per te kontrolluar garen per drejtuesit e universiteteve.
Gjate nje komunikimi me median Berisha tha se nje prej kandidateve per rektor te universitetit te Tiranës, Mynyr Koni ka dhëne dorëheqjen pasi eshte kërcënuar nga Shullazi. Sipas ish-kryeministrit edhe rektori Dhori Kule eshte paralajmëruar nga Emiljano Shullazi per te mos mbështetur profesor Konin.
“Shullazi i thotë tërhiqu nga gara ose do te te rrembjeme djalin Mynyr Koni dhe ai ka paraqit dorëheqjen. Pas ketij denoncimi, Berisha ka paralajmëruar me tone te ashpra kryeministrin Edi Rama per kete akt qe sipas tij është me i rendi ne historinë e vendit”.
Ish-kryeministri i është drejtuar institucioneve te shtetit qe te zbardhin ngjarjen.
“I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te aktivizoje Prokurorinë e Tiranës ose rolin e Petritit ta marre Emiljano Shullazi”.
Berisha i është drejtuar edhe Presidentit te Republikës qe te përdorë kompetencat e tij per t’u informuar per kete ngjarje ne mënyre qe shteti te reagoje.
Por vetëm pak orë pas akuzave të Berishës, vetë Mynyr Koni ka reaguar duke përgënjeshtruar tërheqjen e tij. Në një postim në Facebook, ai shkruan:
“Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës. I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që sëbashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike”.




