E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shullazi dhe miqtë mbeten në burg

Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda ka lene serish ne burg Emiljano Shullazin. Te njëjtën mase trupi i gjyqtareve ka vendosur edhe për dy te akuzuarit e tjerë Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi. Emiljano Shullazi ka munguar ne seancën e zhvilluar pasditen e se enjtes dhe e ka njoftuar përmes nje letre ku shprehej se nuk dëshironte te ishte i pranishëm. Dy përfaqësuesit ligjor kane kërkuar zbutje te dënimit dhe procedim ne gjendje te lire te tij. Avokatet pretenduan se nuk provohen akuzat per gjobevenie dhe kanosje. Te tre këta persona jane arrestuar me akuzën e kërcënimit dhe vendosjes se gjobave ndaj disa biznesmenëve. Ditët e fundit, dëshmia e nje gruaje ka renduar situatën e te arrestuarve, ndërsa grupi akuzohet edhe per armëmbajtje pa leje, ndersa po hetohen edhe per kërcenim te rektorit Mynyr Koni dhe dekanit Dhori Kule.

Vazhdo të lexosh

Reklamë