Subscribe

Emri i Emiljano Shullazit nuk është i panjohur edhe për rrethin e politikanëve. Shpesh ai është shndërruar në personin që ka nxehur debatin politik, kryesisht nga ana e opozitës, e cila e ka lidhur ketë personazh me ngjarje të ndryshme kriminale. Por, ky emër u bë edhe më i famshëm, kur u përmend nga Ambasadori amerikan Donald Lu. Nëntorin e vitit të kaluar diplomati amerikan teksa vijonte të lëshonte mesazhe të forta, me qëllim inkurajimin për kryerjen e reformës në drejtësi foli shqip dhe prere se njerëz të rrezikshëm te botes se krimit lëvizin lirshëm rrugëve të vendit, e njëri prej tyre ishte edhe Emiljano Shullazi.

“Persona si Arben Frroku, që vrau një shef policie, por në mënyrë të mistershme u lejua të largohej nga vendi deri sa ishte në pritje të apelimit në gjykatë. Persona si trafikanti i dënuar për drogë, Emiljano Shullazi që është akuzuar haptazi nga mediet për trafik të narkotikëve dhe vrasje, por nuk është çuar para drejtësisë. Dhe persona si Sokol Mjacaj, që u dënua për vrasjen e një djali 13-vjeçar, por në mënyrë të dyshimtë u lirua nga burgu dhe më pas vrau një çift çek . këta janë llojet e personave që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie funksional”.

Këto mesazhe të përfaqësuesit më të rëndësishëm të Uashingtonit në Tiranë, ishin edhe shtysa kryesore, që policia të vepronte për ndalimin e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *