Subscribe

Ish-kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 56-vjeçarin Xhelili, i cili u përfshi në një skandal seksual para pak ditësh. Xhelili akuzohet për vepra penale, “Shpërdorim Detyre” dhe “Korrupsion Pasiv”, ndërsa gjatë seancës me dyert të mbyllura, ish-kryebashkiaku, mësohet se nuk i ka pranuar veprat penale. Nga ana e tij, avokati i Xhelilit e ka quajtur të padrejtë masën e sigurisë së dhënë nga Gjykata, duke pretenduar një masë më të lehtë izolimi. Shukri Xhelili, u arrestua dy ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa, pas vendimit të Gjykatës, 56-vjeçari do të izolohet në paraburgimin e 302.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *