Zjarri qe përfshiu nje hotel ne nje gratacele luksoze ne Dubai duke shkaktuar panik orët e fundit te 2015-es është shuar, ndonëse re tymi shihen ende nga ndërtesa. Fatmirësisht nga flaket nuk u shënuan viktima, por u plagosen lehte 16 persona. 4 skuadra zjarrfikësish mbërritën ne vendngjarje. Personat qe gjendeshin ne ndërtese u evakuuan me shpejtësi, pasi u dëgjuan edhe disa shpërthime. Autoritetet vijojnë hetimet per te zbuluar shkaqet e rënies se zjarrit ne gratacelen 63 kateshe, e cila gjendet pranë ndërtesës me te larte ne bote, Burj Khalifa ku u përqendruan festimet per vitin e ri. Ndonëse situata eshte nen kontroll, rrugët qe te çojnë drejt grataceles vijojnë te jene te mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *