Subscribe

Edhe këtë të enjte Fieri u zgjua nën “pushtetin” e reve të dendura të tymit dhe erës së keqe.

 

Zjarri i rënë dy ditë më parë në landfillin e Mbrostarit, ka shkaktuar një emergjencë mjedisore në të gjithë zonën për shkak të gazrave të lëshuar nga ana e djegies së plehrave.

 

Dhjetra mjete të rënda të bashkisë por jo vetëm, i mbuluan mbetjet me dhe,  me qëllim neutralizimin e flakëve.

 

Zjarri u vu nën kontroll vetëm gjatë mesditës, por shtëllungat e tymit dhe era e rëndë vazhdojnë të jenë prezent në të gjithë zonën.

 

Lidhur me situatën e krijuar, bashkia e Fierit refuzoi të jepte një sqarim, edhe pse u pyet zyrtarisht.

 

Fusha e mbetjeve në Fier shtrihet në një hapësirë prej gjashtë hektarësh. Në këtë vend, veç plehrave të qytetit depozitohen dhe ato të zonave përreth.

 

Ndërkohë, inceneratori në këtë qytet nuk është vënë akoma në gjendje pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *