I ashtuquajturi “Pikaso i muzikës” rok, këngëtari David Bowie ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare. Ylli i muzikës vdiq pas një beteje 18 mujore me kancerin. Lajmin e hidhur e konfirmoi i biri Dankan Jones. David Bowie u shua dy ditë, pasi publikoi albumin e tij të fundit të titulluar “Black star”. Ai qëndroi në skenat botërore për pesë dekada, ndërsa spikati me këngët e tij: Heroes”, “fame”, “Where are e now” e “Lets dance”. Këngëtari britanik Davide Bowie, i cili lindi ne Brikston të Londrës në vitin 1947, është renditur nga ekspertet muzikor në radhët e legjendave të muzikës botërore që bënë revolucion në muzikë, si Beatels, Stones, Elvis Presley. I pari që reagoi për vdekjen e këngëtarit ishte vetë kryeministri britanik Kameron qe e quajti Bouin, “Mjeshtri i krijimit muzikor”. Mesazhe ngushëlluese për familjen e tij kanë ardhur dhe nga bota e muzikës nga Madona të reperi keni West.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *