Subscribe

Shuhet ne moshën 84-vjecari, shkrimtari dhe filozofi i mirënjohur italian, Umberto Eko. Njoftimi eshte dhënë nga familja, qe saktësoi se Eko ndërroi jete rreth orës 22:30 ne shtëpinë e tij. I cilësuar si nje mjeshtër i komunikimit, por edhe si nje nga përfaqësuesit me dinjitoze te kulturës italiane ne bote, Eko lindi me 5 janar 1932 ne Alesandria, ne rajonin e Piemontes.
Ai u be i njohur per lexuesin ne rang global me romanin e tij “Emri i Trëndafilit”, qe me pas është bere edhe film. Por librat e shkrimtarit jane përkthyer ne shume gjuhe te huaja. Ne jeten etij, Eko, i diplomuar per Filozofi ne Universitetin e Torinos, ka punuar per nje kohe te gjate edhe si pedagog i estetikes dhe komunikimit viziaul ne universitetin e Bolonjes.
Por ai ka shërbyer edhe si kritik letrar, me nje sere botimesh, ku veçohen Vepra e hapur, “Apokaliptikë dhe integrale”, “Mbi pasqyrat” dhe ese te tjera. gjithashtu përveç veprës se tij me te njohur, “Emri i Trëndafilit”, ai ka shkruar edhe romane te tjerë, si “Lavjerrësi i Fukose” dhe “Ishulli i nje dite me pare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *