Bota
Shuhet shkrimtari i njohur izraelit Amos Oz

Shuhet në moshën 79-vjeçare, shkrimtari i njohur izraelit, Amos Oz.
Reklamë
Shkrimtari vuante nga sëmundja e rëndë e kancerit, lajmi është bërë i ditur nga vajza e tij, historiania Fania Oz-Salzberger. Puna autobiografike e autorit ‘Një vepër e dashurisë dhe errësirës’ u adaptua për ekranin e madh në vitin 2015 dhe shënoi debutimin si regjizore e Natalie Portman.
Veprat e Amos Oz janë botuar në 45 gjuhë në 47 vende të botës dhe ka marrë shumë nderime dhe çmime, mes të cilave Legjioni i Nderit të Francës, Çmimi Goethe, Çmimi i Princit të Asturias në Letërsi, Çmimi Heinrich Heine dhe Çmimi i Izraelit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




