Futbolli italian ka humbur një prej njerëzve më të çmuar. Në moshën 84-vjeçare është ndarë nga jeta Çezare Maldini, ish-trajner i kombëtares italiane. Maldini u lind në Trieste dhe ka qenë një ndër lojtaret më të rëndësishëm të ekipit të Milanit, me të cilin në vitin 1963 fitoi kupën e kampionëve, pas fitores me Benfikën e Euzebios. Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, Malidini vijoi aktivitetin si trajner. Ai ka qenë zëvendëstrajneri i kombëtares së Italisë, kur në vitin 1982 fitoi kampionatin botëror në Spanjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *