Shuhet në moshën 94-vjeçare këngëtari i njohur francez Charles Aznavour.

 

Kantautori, i cili një muaj më parë kishte përfunduar një turne në Japoni, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Alpilles (Francë). Ndryshe ai njihej si si Frank Sinatra francez.

 

Charles ishte i njohur më së shumti për hitin e tij të vitit 1974 ‘She’ dhe u nderua me një yll në Hollywood Walk of Fame në 2017. Këngëtari u martua tri herë dhe ka gjashtë fëmijë.

 

Aznavour regjistroi më shumë se 1 200 këngë në shtatë gjuhë të ndryshme. Ai pati një karrierë të gjatë 70-vjeçare ku ka shitur më shumë se 100 milionë disqe dhe ka performuar në 94 vende të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *