Subscribe

Ylli i futbollit botëror, legjenda e Holandës dhe Ajaksit, Johan Krujf, humbet betejën me kancerin. Me ndarjen e tij nga jeta ne moshën 68-vjeçare, futbolli nuk ka me një nga yjet e tij me te shnderritshem, i cilësuar si nje nga shpikësit e futbollit total, ndërsa per Barcelonën ideuesin e “tika-taka”. Por edhe si trajner te Ajaksi e Barcelona, ai ndërtoi dhe la trashëgimi gjenialin e tij, duke ushqyer dhe ndikuar te ekipet me te forta e gjithëpushtetshme ne Bote. Milani i famshëm i viteve ’80, por edhe shume kampione te tjerë do te ishin te pamendueshem pa Krujt. Projekti i tij për zhvillimin e lojtarëve të rinj është kopjuar në të gjithë botën. Pas një periudhe 20-vjeçare, karriera e Cruyff përfundoi në vitin 1984. Ai nuk drejtoi ndonjë ekip të madh që nga viti 1996, kur e evidentoi veten si një guru, filantrop, komentator dhe fuqi prapa skenave. Vitin e kaluar, në moshën 68-vjeçare, ai u diagnostikua me kancer të mushkërive dhe u tërhoq nga publiku për të luftuar me sëmundjen, e vetmja beteje e rëndësishme e jetës se tij, te cilin per fat te keq nuk e fitoi dot. “Futbolli është një lojë, që mund ta luani me trurin tuaj,” – është nje nga thëniet e famshme te Krujf, e kthyer ne strategji dhe metode loje edhe nga shume trajnerë. Ndarja e tij nga jeta është shoqëruar me mesazhe vlerësimi e zie ne boten e futbollit, por jo vetëm. Reagime kane ardhur edhe nga kryeministri Rama e kreu i kuvendit Meta, përmes statuseve ne rrjetet sociale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *