Është shuar ne moshën 57-vjeçare legjenda e muzikës pop, Prince. Këngëtari u gjet i pajete kete te enjte ne shtëpinë e tij ne Minesota. Publicistja e tij njoftoi per mediat lajmin e hidhur, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen ende. Por kohet e fundit Prince kishte pasur probleme shëndetësore dhe ishte detyruar te anulonte disa koncerte. Prince Rogers Nelson, nje nga emrat me me ndikim ne boten e muzikës arriti famën ne vitet ’80, veçanërisht me hitin “Purple Rain”. Ai realizoi mbi 30 albume, mes te cilave 1999, Purple Rain dhe Sign O’ the Times. Muzikant, aktor, regjisor e producent ai luajti disa zhanre muzikore, nga soul ne funk, jazz, pop e rock,
Princ ka shitur mbi 100 milione albume ne te gjithe boten, ka fituar 7 çmime “Grammy” dhe nje “Oscar” ne kategorinë e këngës origjinale me te mire, me “Purple Rain. Emri i tij u shtua ne “Hall of fame” per Muziken Rock and Roll ne vitin 2004. Qe prej disa javesh ndodhej ne turne, por javen e kaluar u detyrua te shtrohej ne spital per shkak te gjendjes shëndetësore te renduar. Yje te muzikës, por jo vetem kane shprehur ne rrjetet sociale dhimbjen per këtë humbje te madhe.
Shuhet legjenda e muzikës pop Princ





