Subscribe

Bud Spencer, nje nga emrat e dashur te kinemasë edhe per publikun shqiptar, është ndare nga jeta ne moshën 86-vjeçare. Lajmin e dhimbshëm e dha i biri përmes nje deklarate, ku sqaroi se Spencer, mbylli syte ne gjumë ne shtëpinë e tij ne kryeqytetin italian, Rome. Emri i vërtetë i tij ishte Carlo Pedersoli. Spencer i njohur edhe si “Gjigandi Miqësor”, ka interpretuar ne me shume se 20 filma komedi dhe Western ne vitet ’50-’80, ndërsa spikaten veçanërisht rolet ne 16 filmat ku u shfaq përkrah partnerit te tij, Terence Hill. Nder filmat me te njohur te tij janë “Polic Këmbëmadhi, apo “Kush gjen nje mik, gjen nje thesar”. Ne nje mesazh ne Twitter kryeministri Renzi shkroi: Bud Spencer, te duam shume. Ndersa aktori Russell Crowe komentoi: U prehsh ne paqe. Zemra ime eshte me familjen tende.
I cilësuari edhe “Gjigandi Miqësor”, Spencer ishte edhe nje notar profesionist, por e braktisi sportin për t’iu kushtuar kinemasë. Ai ka punuar edhe si producent filmash. Emri i artit i përzgjedhur prej tij erdhi per shkak te preferencës se birrës Budweiser dhe simpatisë se aktorit Spencer Tracy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *