Ka humbur jetën në moshën 77-vjeçare regjisori italian Bernardo Bertolucci, pas një beteje të humbur nga kanceri.

 

Bertolucci ishte fitues i shumë çmimeve për veprat “Tango e fundit në Paris”, “Perandori i Fundit” dhe “Ëndërrimtari”.Ai për afro një dekadë, ka qëndruar në karrige me rrota pas operacionit i cili nuk rezultoi me sukses në vitin 2003 dhe e la atë të paaftë për të ecur.

 

Në karrirën filmike që daton në fillimet e viteve ’60, Bertolucci u bë një figurë kyçe e rrymës së re italiane së bashku me (Antonioni, Fellini dhe Pasolini) por në mënyrë unike bëri një tranzicion të sukseshëm në filmin “Perandori i Fundit” ku fitoi 9 çmime Oscar duke përfshirë fotografinë më të mirë dhe regjizori më i mirë.

 

Bertolucci lindi në Parma në vitin 1941 dhe u rrit në një atmosferë letrare dhe artistike pasi ishte i biri i një poeti dhe mësuese.

 

 

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *