E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Shuhet ish-trajneri i kombëtares shqiptare

Brenda dy ditësh futbooli shqiptar ka marrë dy goditje të rënda. Janë ndarë nga jeta dy personazhe me karrierë të pasur në fushën e futbollit.

 

Pas ndarjes së papritur nga jeta të lojtarit, Labinot Harbuzi, pas një ataku në zemër, këtë të premte bota e futbollit në Shqipëri është tronditur sërish, me humbjen e ish-lojtarit të Lokomotivës së dikurshme, Filip Xhaji, i cili ka qenë  edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë për moshat e reja.

 

Xhaji luajti për 15 vite për skuadrën e Lokomotivës 1955-1970. Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, ai iu përkushtua trajnimit duke stërvitur grupmoshat e Lokomotivës dhe Kombëtares sonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë