E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Shuhet ikona e muzikës blues Arthur Lennon Neville

Është shuar në moshën 81 vjeçare ikona e muzikës blues, e New Orleans, Art Neville, Arthur Lennon Neville.

 

Këngëtari amerikan ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës, lajmi për humbjen e tij e ka konfirmuar menaxheri i tij i mëparshëm Kent Sorrell.

 

Reklamë

Neville ka qenë pjesë e disa grupeve të njohura në ShBA si ‘The Meters’ dhe ‘The Neville Brothers’ ku me të dy grupet ka pasur shumë sukses.

 

Gjatë karrierës së tij 50 vjeçare Neville ka fituar edhe çmimin Grammy Aëards dhe ka marrë një çmim nga organizata ‘Lifetime Achievement Award’.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë