Subscribe

Është ndare nga jeta, nje nga ikonat e kinematografisë shqiptare,  artisti i popullit Demir Hyskja. Ai ndërroi jete ne moshën 79 vjeçare ne spitalin e Elbasanit, vendi ku lindi dhe ku punoi per vite te tera, ne teatrin Skampa. Edhe pse u diplomua per inxhinieri ndërtimi, Hyskja spikati me talentin e tij te aktrimit. Gjate punës se tij 30 vjeçare, ai mbahet mend per shume interpretime, kryesisht per te luajtur personazhe pozitive. Hyskaj ishte i vetmi aktor qe kishte lejen e Enver Hoxhes, per te interpretuar  zërin e tij, por jo me figure, si ne filmin ‘Shtigje lufte’. Në kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistikë dhe dokumentarë. Është nderuar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme. Demir Hyskja qe mbante titullin artist i popullit, është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor. Disa nga filmat ku ai ka luajtur janë: “Dhe vjen një ditë” (1986) “Kronikë e atyre netëve” (1986),  “Hije që mbeten pas”, “Fushë e blertë fushë e kuqe”(1984), “Kohë e largët” (1983), “Një emër midis njerëzve” (1983) “Nëntori i dytë” (1982), “Shokët” (1982) etj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *