E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Shuhet familja shqiptare në Tetovë

Një tragjedi e rende ndodhi në familjen shqiptare Zulbehari ne Tetove, ku nena e 4 fëmijët e saj humben jetën pas flakëve qe shkrumbuan shtëpinë e tyre. Zjarri ra rreth orës 4 te mëngjesit te se enjtes.

 

Nëna 39 vjeçare, Fatime Zulbehari, e 4 fëmijët, tre djem dhe një vajzë dyshohet se ishin në gjumë dhe nuk arritën dot të largoheshin nga kati i dytë i banesës, e cila u përfshi nga zjarri. Në kohën kur ndodhi ngjarja bashkëshorti Sulejman Zulbehari, i cili punonte roje, nuk ishte në shtëpi.

 

Dyshohet se shkak i zjarrit u be bërë mjeti ngrohës, i cili mesa duket ishte lënë ndezur gjate natës.

Më shumë video

Reklamë