Ish-presidenti italian Carlo Azeglio Ciampi eshte ndare nga jeta ne moshën 95-vjeçare. Ai ishte shtruar prej disa ditësh ne një spital te Romes, per shkak te përkeqësimit te gjendjes shëndetësore. Ciampi vlerësohet si nje nga presidentet me popullore ne Itali. Ai drejtoi vendin ne vitet 1999-2006, ndërsa kishte qene kryeministër ne vitin 1993 dhe Guvernator i Bankës se Italisë per 14 vjet. Ciampi do te mbahet mend si Presidenti qe drejtoi vendin gjate kohës kur Italia u be pjese e Eurozones. Ne dallim nga presidentet e tjerë, ai nuk ka qene pjese e ndonjë force politike. Ngushëllime per ndarjen e tij nga jeta u shprehen nga figura te njohura ne vend, mes te cilëve kryeministri Renzi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *