Subscribe

Klement Kolaneci arkitekti i njohur shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare. Rreth orës 3 te mëngjesit duke u gdhirë e enjtja, ai humbi betejën me sëmundjen e  pashërueshme, nga e cila vuante prej disa kohesh. Kolaneci njihet si ideator dhe autor i shumë veprave te mëdha e simbol në Shqipëri. Gjatë gjitha jetës, ai ka realizuar rreth 400 projekte me rëndësi kombëtare dhe publike. Nder veprat më të njohura mbeten “Piramida” dhe “Pallati i Kongreseve”, dy objekte qe ndodhen përgjatë bulevardit “Dëshmoret e Kombit”, ne zemër te kryeqytetit. Projekti i piramidës, me vlera te spikatura arkitekturore e historike, iu besua arkitektit të njohur Klement Kolaneci, i cili e finalizoi ate me disa bashkëpunëtore, përfshi dhe bashkëshorten Pranvera Hoxha. Veç punës gjate komunizmit, Kolaneci u përfshi ne projekte moderne edhe gjatë dy dekadave te fundit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *