E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shuhen vatrat e zjarreve në Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë

Të gjitha vatrat e zjarreve të regjistruara ditët e fundit tashmë janë shuar. Problematike situata ka qenë në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan, Vlorë.

Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njoftoi se zjarri i rënë në vendin e quajtur “Godull”, masivi pyjor Seman, në Bashkinë Fier është shuar.

Reklamë

Por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij.

Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka patur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri.

Nga ana  tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me  shkallën e  dëmit nga zjarri. Paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 ha shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave,  duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë