E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Shugurohet katedralja “Nënë Tereza”

Në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të shenjtores Nënë Tëreza dhe një vit pas shenjtërimit të saj, në Prishtinë është bërë sot shugurimi i katedrales “Shën Nënë Terezë”. Në ceremoni kanë marrë pjesë personalitete, udhëheqës të Ipeshkvisë së Kosovës, figura politike si dhe kardinali, Ernest Simoni, i dërguar i posaçëm i atit te shenjte. Një vit më parë, Papa Françesku e cilësoi Nënën Terezën si modeli i shenjtërisë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me anë të një postimi në Facebok u shpreh se sot po festohet dyfshish, njëvjetori i shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimi i Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë