Subscribe

Policia e Durrësit ka publikuar pamjet nga arrestimit i Xhemal Lokës, i cili dyshohet se pak ditë më parë ka shtyrë gruan e tij Bedrie Loka drejt vetëvrasjes.

Në pamje, ai shihet i shoqëruar nga dy policë, të cilët me pranga në duar e nxjerrin nga makina dhe e fusin në ambientet e komisariatit.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia njoftoi më herët se e kishte arrestuar Xhemal Lokën pasi ka të dhëna se ai ka shtyrë bashkëshorten e tij Bedrie Loka drejt vetëvrasjes përmes kërcënimeve dhe presionit psikologjik.

Fillimisht policia nisi hetimet për vetëvrasje pas denigrimit në rrjetet sociale, por dëshmitë e familjarëve bën që ngjarja të përmbysej.

Ishin vëllezërit e Bedrie Lokës ata të cilët e përshkruan kunatin si njeri të dhunshëm, ndërkohë që fëmijët kanë deklaruar para policëve se prindërit kishin sherre.

Policia gjeti me herët edhe dy celularë që Xhemal Loka i kishte fshehur, në të cilët janë zbuluar mesazhe kërcënuese ndaj bashkëshortes. Po ashtu, atij iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë zjarri me fishekë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *