E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Shtypi për vdekje punëtorin e pastrimit; shoferi 18-vjeçar ishte nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi skëtërrë

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

 

Reklamë

Një mjet tip “benz” me shpejtësi shumë të lartë përplasi për vdekje një punonjës të pastrim gjelbërimit, i cili në atë kohë po pastronte kazanët e mbeturinave. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit në rrugën dytësore të këtij aksi.

 

Reklamë

Mjeti që drejtohej nga 18-vjeçari Braian Hoxha ishte me shpejtësi të madhe dhe një nga punonjësit e Bashkisë, nga frika është hedhur nga kamioni i pastrimit duke menduar të shpëtonte, por makina fatkeqësisht e përplasi për vdekje.

 

Viktima është identifikuar si Bardhyl Beqiri, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë së Durrësit.

 

Edhe pas përplasjes mjeti nuk ndaloi në vend, por devijoi duke hyrë në garazhin e një hoteli që ndodhet buzë rrugës. Siç duket edhe nga pamjet goditja ka qenë tejet e fortë.

 

Nga përplasja mbetën të plagosura edhe dy vajza të moshës 20-vjeçare që gjendeshin me drejtuesin e mjetit në makinë. Policia arrestoi të riun, i cili rezultoi se ishte nën efektin e alkoolit në momentin e përplasjes.

Më shumë video

Reklamë