Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në takimin me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë, organizuar nën kujdesin e Delphi Forum, për të diskutuar mbi hapësirat për zhvillim që ofron Shqipëria.
Në fjalën e tij në Tirana Economic Forum, kryeministri theksoi se Shqipëria po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku reformat, modernizimi i shtetit dhe rritja ekonomike po e shndërrojnë vendin në një pikë referimi për investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë. Ai u ndal tek ndryshimi i perceptimit për Shqipërinë, roli i saj si faktor stabiliteti në rajon dhe progresi i shënuar në negociatat me Bashkimin Evropian, duke e paraqitur vendin si një ekonomi në ngjitje dhe destinacion të besueshëm për kapitalin e huaj.
Rama: Realiteti ka ndryshuar, Shqipëria nuk shihet më si një cep i largët në hartë, por si një vend ku gjërat ndodhin, ku reformat nuk janë premtime por praktika dhe ku transformimet nuk janë slogane por fakte të përditshme. Në një Evropë që po rimendon arkitekturën e saj të sigurisë dhe ekonomisë, vendi ynë qëndron si një shtyllë stabiliteti, një partner i besueshëm dhe një ekonomi në rritje. Ne kemi hapur të gjithë kapituj e negociatave me BE-në në një kohë rekord, kemi dyfishuar buxhetin tonë. Po rinovojmë infrastrukturën nga portet deri te hekurudhuat dhe po shtyjmë transformimin digjital.
Po luftojmë korrupsionin, po modernizojmë shtetin. Pagat po rriten dhe industira ushtarake po rilind, asgjë nuk ndodh si aksident dhe kjo po ndodh hap pas hapi si rezultat i punës. Investimet e huaja direkte në vitin 2024 arritën 1.58 mld euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Kapitali shkon atu ku ka stabilitet. Shqipëria sot është një vend, destinacion me stabilitet, qartësi dhe drejtim. Porti i ri i Durrësit do të bëhet porti më i rëndësishëm në Mesdhe, një portë e re që lidh Shqipërinë dhe Evropën dhe Evropën me Ballkanin. Shqipëria ka një rritje që nuk vjen prej sloganeve por prej reformave. Më pak mundësi për ryshfete dhe më shumë transparencë për bizneset, ky është shteti që ne po ndërtojmë. Evropa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion dhe busulla jonë është e qartë, drejt Bashkimit Evropian. Anëtarësimi i Shqipërinë në 2030 është i mundshëm dhe nuk jemi këtu për të pritur për Evropën por ta ndërtojmë Evropën këtu.





