E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shtyhet votimi për 6 ligjet

Ilustrim · Vizion Plus

Mazhoranca ka vendosur te shtyje per datën 6 Tetor votimin e 6 ligjeve, qe do te mundësojnë zbatimin e reformës ne drejtësi. Vendimi u është komunikuar deputeteve socialiste ne mbledhjen e grupit parlamentar te kësaj te hëne nga vete kryeministri Edi Rama. Mësohet se arsyet e shtyrjes se votimit, qe ishte parashikuar te behej ne seancën plenare te datës 29 Shtator, jane rishikimi i disa neneve te ligjeve, kryesisht ne ligjin per Prokurorinë Speciale. Ndërkohe Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Reformës ne Drejtësi, ne mbledhjen e kesaj te hëne, nuk ka mbyllur ligjin per Gjykatën Kushtetuese. Burimet thane se Komisioni po pret nga qeveria faturën financiare per ligjet e reformës. Gjate mbledhje se grupit parlamentar, kreu i qeverise u ka kërkuar ligjvënësve socialiste te jene te kujdesshëm ne debatet qe pritet te vijojnë mbi ligjin e importit te plehrave.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh