Subscribe

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë vendimin për ngritjen e komisionit hetimor, i cili sipas PD do të duhet të vërtetojë pengimin që maxhoranca, i ka bërë hetimit për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.

 

Për opozitën, vendimi tregon vullnetin e shumicës për ta shtyre sa me shumë hetimin.

 

“Çështja po zvarritet në mënyrë që të mund të eliminohen provat, të hiqen dëshmitarët, si me rastin e ekstradimit në Itali apo lirimin e Orest Sotës. Objekti i hetimit është i gjerë, ka objekt për dy-tre komisione hetimore. Kërkuan kohë për të parë më mirë kërkesën tonë dhe për të ardhur me një gjykim përfundimtar.”

 

Por kreu i grupit parlamentar socialist Balla, tha se opozita është e paqartë në qëndrimin e saj, pasi në kërkesën e paraqitur, kërkohet ngritja e tre komisioneve hetimore.

 

“Gjithçka duan mund ta përfshijnë në planin e hetimit, por projektvendimi është detyrim për t’i qëndruar Gjykatës Kushtetuese. Le të fusin dhe mendojnë ç’të duan, por çdo deputet do të votojë në respekt të Kushtetutës. Komisioni i radhës i tyre, por edhe instrumente po përdoren nga opozita, Kuvendi ka hyrë në rrugën e normalitetit.”

 

Rregullorja e Kuvendit përcakton se Kuvendi ka në dispozicion dy javë kohë për të votuar në seancë plenare ngritjen e komisionit hetimor parlamentar.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *