E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shtyhet vendimi për shkarkimin e Presidentit Meta

Me 7 vota pro dhe 2 kundër Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimtarinë e Presidentit Meta shtyu afatin e mandatit të punës së vet edhe me 2 muaj kohë.

 

Një gjë e tillë u kërkua nga kreu I komisionit Ulsi Manja me arsyetimin se duhej pritur fillimisht opinioni I Komisionit të Venecias në lidhje me ligjshmerinë e veprimeve të Presidentit Meta, pastaj të dilet me një konkluzion edhe nga vetë komisioni.

 

Reklamë

Opinioni i Venecias në lidhje me qëndrimet dhe veprimet e Presidentit Meta do të jepet në datët 11 dhe 12 tetor. Përsa kohe ne, kemi thënë që do të presim opioninin e Komisionit të Venecias, atëherë është e arsyeshme që të kërkojme edhe zgjatjen e mandatit për punën e këtij komisioni hetimor. Afati I ri me dy muaj shtesë do të jetë në funksion të përmbylljes së punës së komisionit.”

 

Ndërkohe deputeti Alimadhi kërkoi të paraqiten para komisionit hetimor të gjithë drejtuesit e institucionet që kanë anuluar dekretin e presidentit Meta për datën e zgjedhjeve.

 

 

Ngritja e këtij komisioni i privon lirinë dhe të drejtat presidentit. Kam kërkuar të shtyhet afati i këtij komisioni. Ky komision nuk duhet të ekzistojë sepse nuk kemi një shkelje të rëndë. Presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje qe prek interesat e ketij vendit. Prandaj duhet të therritën para komisionit të gjithë drejtuesit e institucioneve që kanë anuluar dekretin e kreut të shtetit për datën e zgjedhjeve.

 

Edhe deputeti tjetër i opozitës së re, Valteri kërkoi përfundimin e punës së komisionit, gjë e cila nuk u mor parasysh nga mazhoranca e cila vendosi të shtyje afatet e punës së komisionit për shkarkimin e Metës edhe me dy muaj të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë