Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj do të duhet të presë edhe disa ditë për të mësuar fatin e saj, nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë shqiptare. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shtyjë vendimin për gjyqtaren e kushtetueses, Xhoxhaj. Shkak është bërë paraqitja e disa dokumenteve shtesë, që gjyqtarja ka dorëzuar para komisionit, të cilat sipas saj faktojnë ligjshmërinë e pasurisë. Dy ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u shpreh se pas hetimit administrativ u vu re se gjyqtarja Xhoxhaj nuk justifikonte pasurinë e saj të paluajtshme. Vendimi i komisionit pritet të jepet më datë 3 maj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *