Përfundimi i mandatit të prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe zëvendësimi i tij, nuk është jetë pjesë e kalendarit trejavor të punës së kuvendit të miratuar në konferencën e kryetarëve. Burime nga PS thanë se kryeprokurori është ende në detyrë, dhe për këtë shkak nuk është parashikuar diskutimi në 3 javët e ardhshme. Por, mësohet se pas përfundimit të mandatit të kreut të akuzës, më 7 dhjetor, çështja mund të shqyrtohet automatikisht nga kuvendit. Ndërkohë, në komisionet parlamentare do të shqyrtohet kërkesa PS-së për shkarkimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri. Propozimi i mazhorancës për shkarkimin e Zgurit bazohet në faktin se kreu i KQZ-së nuk ka respektuar ligjin në shqyrtimin e çështjes së kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, duke shkelur afatet ligjore. Për socialistët, qëndrimi i Zgurit është shembull i patolerueshëm i njëanshmërisë politike dhe mungesës së profesionalizmit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *