Subscribe

Ekstremistë grek të Agimit të Artë pritet të jenë pjesë e ceremonisë mortore të Konstandinos Kacifas që do të zhvillohet paraditen e se martes në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Ceremonia ne fakt është shtyre pasi fillimisht ishte programuar pasditen e se henes por familjaret e Kacifas kane kerkuar avokat dhe hetime shtese dhe ekspertize lidhur me menyren sesi eshte vrare  ekstremisti grek.

Mediat fqinje bëjnë të ditur se pjestarë të anëtarë dhe drejtues të “Agimit të Artë” kanë ndërmend të udhëtojnë drejt zonës së Dropullit për ti dhënë lamtumirën e fundit, 35 vjecarit të ekzekutuar nga RENEA pasi Kacifas qëlloi në disa raste drejt tyre por me heret edhe ndaj patrulles së policisë në këtë zonë dhe forcave “Shqiponja”.

Konstandinos Kacifas mesa duket ka qënë pjesë e forcës politike ekstremiste greke dhe kjo duket edhe nga disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga vetë viktima.

Disa orë pas vrasjes së tij, “Agimi I Artë” u mblodh para ambasadës shqiptare ne Athinë duke protestuar për vrasjen e atij që e konsideruan birin e tyre. Ata nuk I kursyen thirrjet raciste ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Pas informacioneve për pjesmarrjen e ekstremisteve të “Agimit të Artë” në varrimin e Kacifas, policia kufitare shqiptarë ka përforcuar masat e kontrollit për hyrjet ne vend ndërkohë që pritet që edhe ceremonia mortore në Bularat të monitororet për të shmangur incidente të mundshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *