Subscribe

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka dhënë përgjigje pikëpyetjeve lidhur me zbatimin e taksës së pronës. Sipas tij, taksa e përllogaritur me vlerën e tregut do të nisë të zbatohet nga 1 janari i 2019. Shkak për shtyrjen e afatit u bë mungesa e të dhënave për banesat nga ana e bashkive. Kjo do të thotë se deri në fund të këtij viti, kjo taksë do të vijojë siç është aktualisht.

 

Periudha 2018 është një periudhë tranzitore që u lejon njësive vendore që të përgatiten më mirë, në mënyrë që nga 1 janari i 2019 të gjitha njësitë të aplikojnë taksën mbi vlerën e tregut. 1 janari është limiti i fundit.”-thotë ministri.

 

Shtyrja e aplikimit të kësaj takse ishte e pritshme, së pari për shkak se ende nuk ka përfunduar kadastra fiskale e pronës. Ndërsa nga ana tjetër, sipas shoqatës së bashkive institucionet si Hipoteka, Enti i Banesave, etj nuk kanë sjellë të dhëna shtesë për njësitë vendore, çka do t’i ndihmonin këto të fundit për të patur një panoramë më të qartë të objekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *