E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Shtyhet “Shumë zhurmë për asgjë”, dëmtohet aktori protagonist

Premiera e parë për të rritur në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahvogli” anulohet. Ishte menduar që  komedia “Shume zhurme për asgjë” nga William Shekspir të ngjitej në skenë si premierë mbrëmjen e së premtes, njëkohësisht edhe si shfaqja e parë e këtij sezoni.

 

Dëmtimi i një prej aktorëve protagonistë gjatë provave, ka anuluar rrugëtimin artistik të kësaj shfaqjeje. Nuk ka ende një datë të përcaktuar, për komedinë por burime nga Teatri Eksperimetal njoftojnë se “Shumë zhurmë për asgjë” ngjitet në skenë në maj, sepse institucionit i duhet të vijojë me kalendarin artistik që ka programuar.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë