E premte, 18 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shtyhet sërish vendimi për autorët e vrasjes së Marvi Mihalit

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Tiranës vendos të japë më datë 11 Prill vendimin për 4 të pandehurit, e akuzuar për vrasjen e Marvi Mihalit, ngjarje kjo e ndodhur dy vite më parë në kryeqytet.

 

Në seancën e kesaj te henes, avokatët kërkuar pafajsinë e Eugen Bitrajn, si dhe dy vëllezërit tashmë në kërkim, Kridens dhe Marsel Alla.

 

Ndërsa avokati i Dejvi Bitraj kërkoi ndryshimin e veprës penale duke pranuar vrasjen por të kryer pertej kufinjve të mbrojtjes.

 

Ata kundërshtuan provat e mbledhura në vendngjarje nga organi i akuzës.

 

Më herët, prokurori Gjergji Tako kërkoi shpalljen fajtor të 4 të pandehurve dhe dënimine tyre në total me 87 vite burgim.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh