Shtyhet seanca paraprake për Vangjush Dakon. Shkak u bë mungesë e një prej avokatëve të të dyshuarve.

Gazetarja e Vizion  Plus, Bela Cene raporton se shkak për shtyrjen e seanëcs ishte edhe mungese e aktekspertimit që është kërkuar nga Gjykata për projektin e promenadës.

Lexo edhe :

Related Posts

Ne seancën e stome pritej kalimi apo jo i dosjes se ish-kryebashkiakut të Durrësit për gjykim.

Seanca e radhës për Vangjush Dakon do të mbahet më 2 prill ora 12:00.

Kujtojmë se më datë 27 të muajit të kaluar, Gjykata e Posaçme  liroi nga burgu ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Që prej asaj date Dako qëndron në arrest shtëpie, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Vendimi për lirimin e tij nga qelia u mor nga GJKKO, për shkak të afateve të paraburgimit. Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.

SPAK thotë se momenti i parë që Vangjush Dako ka abuzuar me postin e kryetarit ka të bëjë me dhënien e një lejeje për ndërtimin e një pallati shumëkatësh në vitin 2014, dy vjet pasi ai ishte ngritur.

Sipas prokurorisë, janë hartuar në mënyrë fiktive dokumentet për ndërtimin në një kohë, kur është provuar përmes dëshmitarëve dhe ekspertimit se ndërtimi i pallatit kishte përfunduar që në vitin 2012 dhe ai ishte i banueshëm.

Rasti i dytë, që çoi në prangosjen më 6 qershor 2023 e përfundimisht në marrjen si të pandehur të ish- kryetarit të bashkisë, lidhet me procedurat e prokurimit të shëtitores së Durrësit nga Bërryli në Currila në vitin 2014.

Për të SPAK thotë se bashkia kishte një fond limit prej 21 milionë lekësh. Ndonëse, Kontrolli i Lartë i Shtetit, i bëri të ditur Bashkisë në vitin 2015 se ishte bërë një gabim në përllogaritjen e shumës që Komisioni Kontraktor kishte kryer, në mënyrë që të rikuperohej dëmi ekonomik, faturat vijuan të paguheshin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *