E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shtyhet sërish seanca për Shullazin dhe bandën e tij

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Emilljano Shullazit dhe bandës së tij. Shkak u bë mungesa e gjyqtarëve, pasi KLGJ ende nuk është shprehur nëse Etleva Temo dhe Artur Kalaja mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së Posaçme të Apelit. Pjesë e trupës gjykuese është vetëm Albana Boksi.

 

Shullazi u dënua me 14 vite burg nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda për akuzat e gjobëvënies dhe krijim grupi të strukturuar kriminal.

 

Ndërkohë, në vendimin e saj Gjykata ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës së Shullazit, ndërsa Prokuroria kërkoi 64 vite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë