Është shtyrë për herë të pestë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar në seancën e sotme një marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.
Seanca e sotme ishte vijim i asaj të ditës së shtunë e cila u ndërpre pasi palët nuk arritën dakordësinë për miratimin e kandidturës së Albulena Haxhiut të propozuar nga VV për kryetare Kuvendi.
Në seancën e sotme deputeti i VV, Glauk Konjufca tha se partia nuk e sheh të aryeshme që në këtë seancë ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.
Për këtë, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetrarit të Kuvendit.
Pas kërkesës së Konjufcës, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, e ndërpreu seancën dhe tha se ajo do të vazhdojë pas 48 orëve.





