Mos arrestimi i Genci Xhixhës, i cilësuar si kreu i grupit të dosjes “Xibraka”, u bë shkak për shtyrjen e procesit këtë të martë për 9 të pandehurit e tjerë që ndodhen pas hekurave. Relatorja e çështjes Ilirjana Olldashi, urdhëroi edhe njëherë policinë e kryeqytetit që të vazhdojë kërkimet ndaj të pandehurit, i cili ndodhet në arrati prej më shumë se një viti e gjysmë. Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin Ilir Hyseni dhe 2 kolumbianët Valeter Moreno e Cezar Avila. Zbulimi i laboratorit te kokainës u bë në Xibrakë të Elbasanit, mbrëmjen e 14 janarit të vitit 2015 dhe u cilësua në atë kohë, si më i madhi në Ballkan. Sipas Prokurorisë, dy kolumbianët kanë pasur rolin e nxjerrjes së ekstraktit të kokainës, e cila ndodhej në fuçitë e mbërritura nga Bolivia dhe Panamaja.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *