E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shtyhet sërish gjyqi për Saimir Tahirin, zbulohet arsyeja

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky vendim është dhënë për shkak të mos njoftimit në mënyrën e duhur të Tahirit dhe sepse çështja konsiderohet si çështje e ngutshme. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në datën 11 qershor.

Gjyqi ndaj ish-ministrit është shtyrë edhe më herët për shkak të situates së pandemisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove.

Vazhdo të lexosh

Reklamë