Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish procesin për ankimimin e bërë nga Partia Demokratike.

 

Vendimi erdhi pas kërkesës së bërë nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi, për përjashtimin e gjyqtares relatore Irida Kacerja.

 

Avokati i PD-së bëri të ditur se kjo gjyqtare mund të paragjykojë çështjen pasi seancën e kaluar, kërkoi që përfaqësimi ligjor të jetë i rregulluar sipas statutit të vetë kësaj partie.

 

Seanca e radhës pritet të mbahet në 17 janar 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *