Seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë sërish. Shkak është bërë situata e krijuar nga Covid-19.

Trupi gjykuese në seancën që ishte planifikuar të mbahej këtë të mërkurë përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Duke iu referuar aktit normativ, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk e cilësoi një çështje të ngutshme, e për këtë arsye nuk u zhvillua.

Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove, ku u dënua vetëm për shpërdorim detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *