Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 August 2026
Vizion fokus

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima, 48 mijë...

Katari dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për uljen e tensioneve...

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë në fazat...

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe...

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën kontroll të...

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, një...

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet banesat në...

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për 2 viktima,...

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që hidhnin ujë...

Pritjet e gjata në pikat kufitare, ministria e Jashtme:...

Shtyhet sërish funksionalizmi i rrjetit 5G në aeroportet amerikane

19 Janar 13:30

Dy kompani telefonike në Shtetet e Bashkuara, AT&T dhe Verizion, janë pajtuar për të shtyrë lansimin e gjeneratës së re të komunikimeve (5G) në disa aeroporte.

Ky shërbim, që ofron shpejtësi më të madhe të internetit dhe mbulim më të mirë, ishte planifikuar që të zbatohej prej 19 janarit. Mirëpo kompanitë ajrore në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar shtyrje, duke paralajmëruar se sinjalet mund të ndërhyjnë në sistemet e navigimit të aeroplanëve.

 

Kompanitë për telekomunikime kanë shprehur zemërimin e tyre, ndonëse janë pajtuar për të kufizuar këtë shërbim. AT&T ka thënë se do të ndalë “përkohësisht” shërbimin në “disa kulla afër aeroporteve”.

 

Sipas saj, rregullatorët kanë pasur dy vjet për të planifikuar dhe për t’u përgatitur për nisjen e shërbimeve 5G.

 

“Ne jemi të zemëruar nga Administrata Federale e Aviacionit që nuk ka arritur të bëjë atë që e kanë bërë gati 40 shtete, që nënkupton funksionalizimin e teknologjisë 5G, pa penguar shërbimet e aviacionit, andaj i bëjmë thirrje të veprojë me kohë”, ka thënë kompania AT&T përmes një deklarate.

 

Verizon ka thënë po ashtu se “vullnetarisht ka vendosur të kufizojë rrjetin 5G afër aeroporteve”. Kjo shtyrje e tretë ka ardhur teksa Shtëpia e Bardhë dhe autoritetet e aviacionit janë duke tentuar të gjejnë zgjidhje ndaj kësaj çështjeje, për të cilën kompanitë ajrore kanë paralajmëruar se mund të shkaktojë probleme të mëdha, e madje edhe t’i detyrojë që të anulojnë disa fluturime.

 

Kompanitë ajrore shqetësohen se sinjali 5G mund të pengojë në funksionimin e aeroplanëve, në sistemet e tyre të navigimit, sidomos në kohë me mot të ligë. Dy kompani të mëdha të prodhimit të aeroplanëve, Airbus dhe Beoing, kanë shprehur shqetësime po ashtu.

 

Kompanitë për shërbime telefonike në disa vende të botës kanë shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë për të përditësuar rrjetet dhe për të jetësuar teknologjinë 5G, e cila ofron shërbime më të shpejta të internetit dhe qasje më të mirë./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
5G Aeroporte Amerikë Shtyhet

Nga e njëjta kategori

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima, 48 mijë emigrantë kthehen në Marok

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës

më shumë...

Katari dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për uljen e tensioneve në rajon

më shumë...

Shkodranët protestojnë kundër konsullatës serbe, qytetari: Serbia të kërkojë falje për krimet që ka bërë dhe të njohë Kosovën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:58

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima,...

10:41

Të shtëna me armë zjarri në një...

10:31

Katari dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për uljen...

10:00

Banorët e Selenicës në protestë: Na e...

9:36

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët...

9:28

Shkodranët protestojnë kundër konsullatës serbe, qytetari: Serbia...

9:12

Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari nga...

8:49

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë...

8:24

Protestë në Maliq kundër reformës territoriale, banorët...

7:39

Dita e 64 e protestës, nis grumbullimi...

7:15

Zjarr në Mallakastër, zjarrfikësit sfidojnë terrenin e...

6:57

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5...

6:40

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën...

6:09

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy...

5:56

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet...

5:47

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për...

4:52

I kishte dhënë një 12-vjeçari Jet Ski-n...

4:44

Gushti, muaji i pushimeve, metoda e thjeshtë...

4:40

Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda

4:34

Bulqizë/ U mbulua nga kromi në malin...

Më të klikuarat

  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Detaje nga atentati i dështuar tek Ura e Milotit, “shënjesht...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.