E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Shtyhet seanca për Majlinda Andrea

 

Gjykata e Lartë pritej të dëgjonte sot konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë, për gjyqtaren e pezulluar Majlinda Andrea. Por si rrallëherë, nga 5 anëtarët e trupit gjykues, në sallë ishte vetëm relatorja Evelina Qirjako. Të tjerët, Shkëlzen Selimi, Medi Bici, Ardian Dvorani dhe Artan Zenelaj, rezultonin të ishin të sëmurë. Në këto kushte, kryesuesja vendosi qe të shtyjë seancën. Së bashku me gjyqtaren Andrea, i akuzuar është edhe bashkëshorti i saj, Odise Andrea. Ky i fundit, sipas Prokurorisë, i ka marrë 50 mijë euro një klienti, për favorizim në një çështje pronësie ne Sarande. Seanca e radhës u vendos të mbahet më 8 maj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë