Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën për gjyqtarin e akuzuar për korrupsion, Shkëlqim Miri. Shkak u bë kërkesa për dorëheqjen e njërit prej gjyqtareve Ardit Mustafaj, pasi sipas tij, ai ka lidhje familjare me bashkëshorten e Mirit. Shkëlqim Miri, gjyqtar i Apelit të Tiranës, u arrestua me urdhër të prokurorisë në nëntor të vitit të kaluar. Gjatë kontrollit të banesës së tij ne rrugën “Mysylym Shyri”  policia  gjeti 34 milionë lekë. Sipas prokurorisë, gjyqtari i ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje, të akuzuarit Gentjan Doda. Ai ishte ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për një vrasje të kryer në Burrel në vitin 1997.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *