E hënë, 28 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shtyhet seanca për “Eskobarin e Ballkanit”, avokati i tij kërkon kohë

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të shtyjë për në datën 7 maj seancën për Klemend Balilin, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Ishte avokati i tij, Theodhori Sollaku i cili i kërkoi kohë gjykatës për të përgatitur mbrojtjen, për shkak se materialet që i kishte dorëzuar prokuroria ishin voluminoze, prej 1 mijë e 100 faqesh.

Reklamë

Më herët organi i akuzës dha pretencën për Balilin, ku kërkoi dënimin e tij me 18 vite burgim.

Ai akuzohet për trafik droge, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, fshehje të pasurisë e pastrim parash.

Klemend Balilit më herët iu pranua edhe kërkesa e gjykimit të shkurtuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë