Pas dy orësh zvarritje, seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi u shty. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas një takimi me përfaqësuesit e të gjitha partive, njoftoi se seanca do të mbahet te premten në orën 10.

 

PDK, AAK dhe NISMA u shprehen pro ratifikimit të marrëveshjes. Ndërsa LDK e cila gjithashtu ishte shprehur se do të votonte pro kërkoi që raporti i Shpejtim Bulliqit të hiqet nga projektligji pasi ne te kundërt deputetet e kësaj force nuk do ta votojnë marrëveshjen e kufirit.

 

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi një peticion me rreth 200 mijë nënshkrime të mbledhura nga qytetarët e Kosovës, kundër demarkacionit. Nga ana tjetër, kjo parti kallëzoi penalisht presidentin Hashim Thaçi, për tradhti lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare.

 

Lista Serbe nuk u paraqit këtë të enjte në ambientet e kuvendit. Ne nje njoftim për mediat përfaqësues te kësaj partie theksuan se nuk do ta përkrahin demarkacionin, por do të vazhdojnë të luftojnë për interesat e popullit serb në Kosovë.

 

Deputetët pritej të votonin këtë te enjte projektligjin që përmban 3 dokumente, marrëveshjen e vitit 2015, raportin e Shpejtim Bulliqit si dhe aneks marrëveshjen e firmosur mes dy presidentëve të të dy vendeve.

 

Ambasadori amerikan Grerg Delavi, pas nje takimi me grupet parlamentare i bëri thirrje ligjvënësve të Kosovës të votojnë marrëveshjen, për t’i lejuar qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa viza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *