E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Shtyhet seanca paraprake për Berishën, në 25 nëntor do të mësohet nëse dosja do të kalojë ose jo për gjykim

Është shtyrë për në datën 25 nëntor seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”. Berisha pasi u mor i pandehur pritej të njihej me vendimin e gjykatës nëse do t’i nënshtrohej apo jo procesit gjyqësor, por avokati tij në një deklaratë për mediat, tha se shkak  për shtyrjen e seancës është bërë shkelja e afateve nga ana e gjykatës.

“Nga ana e gjykatës ishte shkelur afati 10 ditor i njoftimit nga dita e shortimit të çështjes. Kështu që për shkak të pavlefshmërisë së njoftimit dhe për shkak të të volumit të jashtëzakonshme të dosjes seanca u shty për në 25 nëntor ora 12:00. U shkua tek verifikimi i palëve dhe tek konstatimi i këtij shkaku. Këtu u ndërpre për të na dhënë kohën ne. Ne e kemi pasur në kërkimet me frekuente çështjen e revokimit të masës së sigurimit sepse ka të bëjë me lirinë personale të Berishës. Zoti i Berisha nuk është i nevojshëm për tu paraqitur. Në seancat procedurale prania e tij nuk është e nevojshme. Në seancat ku do të jetë e domosdoshme prezenca e tij për të shpjeguar një rrethane fakti do të çmohet si nga ne edhe ai”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Reklamë

Tri janë skenarët e mundshëm të vendimmarrjes nga gjyqtarja Flojera Davidhi tanimë: dosja mund të kalojë për gjykim, mund t’i kthehet prokurorisë për hetime të mëtejshme nëse akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave nuk është e bazuar në prova ose çështja mund të pushohet.

Nëse kjo ndodh, atëherë Sali Berisha, Jamarër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja si dhe noterja Andia Pustina do të zhvisheshin nga akuzat që rëndojnë mbi ta.

Publikisht  Berisha ka pranuar se nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar, por atë në themel, në mënyrë që ta pajisë gjykatën e  posaçme me provat dhe dëshmitarët, që do ti sjellë mbrojtja.

Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Sipas organit të posaçëm të akuzës ai ka nxjerrë akte ligjore dhe nënligjore në favor  të dhëndrit të tij  që ky i fundit të kryente privatizimin e kompleksit, ku më pas do të ndërtoheshin pallate. Nga ana tjetër për Malltezin rëndon dhe akuza e pastrimit të parave, përveç atij të korrupsionit pasiv. Ndërsa ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, akuzë e cila rëndon edhe ndaj Xhimi Begesë dhe noteres Andia Pustina. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë