E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shtyhet seanca ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Seanca paraprake që ishte parashikuar të mbahej me datë 8 prill për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla është shtyrë me një muaj.

 

Ish-prokurori i Përgjithshëm është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë.

 

Llalla është një nga tre zyrtarët e lartë, mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako,  i cili është shpallur non-grata së bashku me familjen në SHBA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë